Lajmet e Fundit
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Lajmet e Fundit
No Result
View All Result

Me jaht drejt Italisë, Mali i Zi konfirmon udhëtimin e Tahirit

BURIMI
lajmi i fundit by lajmi i fundit
2018/09/17 09:09
in Teknologji
0
Me jaht drejt Italisë

TIRANE- Teksa prokurorëve për Krime të Rënda iu ka mbetur edhe një muaj afat për të vendosur për fatin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, në duart e tyre ka mbërritur përgjigja e letërporosisë nga Mali i Zi. Dokumenti po përkthehet në zyrat e Ministrisë së Drejtësisë dhe do t’i bashkangjitet fashikullit të hetimit.Burime të besuara për News 24 bënë me dije se përmes letërporosisë autoritetet malazeze i konfirmojnë prokurorisë shqiptare një udhëtim me jaht të ish-ministrit Tahiri nga vendi i tyre drejt Italisë, verën e 2017. Në dokument thuhet se jahti, është në pronësi të një shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit mbahet tejet sekret nga prokurorët. Autoritetet e huajakanë përcjellë edhe të dhëna të tjera, që lidhen me këtë udhëtim, që nga orari i nisjes, flamuri që mbante jahti, dhe emrat e personave që shoqëronin ish-ministrin e Brendshëm.

Pas marrjes së këtij dokumenti pesë prokurorët e çështjes kanë firmosur fletëthirrjet ne emër të gjithë personave që janë gjendur në shoqërinë ish-zyrtarit të lartë,të cilët pritet të paraqiten përgjatë kësaj jave për të dhënë shpjegimet e tyre. E ndërsa prokuroria ka hyrë në një tjetër fazë të vrullshme për t’i dhënë zgjidhje çështjes, nga ish-ministri i Brendshëm nuk ka patur më asnjë lajm.

Gjatë muajve të verës, ai u shfaq aktiv në rrjetet sociale, ku shpërndante foto nga udhëtimet e tij në mal, apo teksa bënte zhytje me të birin, e kësisoj përçonte edhe mesazhet e tij. Së fundmi, Saimir Tahiri po qëndron në heshtje. Që prej tetorit 2017, kur ndaj tij prokuroria çeli hetimin pas dyshimeve për lidhje me grupin kriminal “Habilaj”, ish-ministri ka dalë triumfator përballë drejtësisë.

Ai mundi të shpëtonte nga arrestimi, pasi Kuvendi nuk i dha autorizim prokurorisë.ndërsa ka dalë fitues në dy betejat e zhvilluara në gjykata. Herën e parë ai e bindi Apelin për Krime të Rënda t’i kthente pasaportën, e në përballjen e tyre ta lironte nga arresti i shtëpisë. Me gjykatën e Lartë, ku presin të shqyrtohen dy rekurset e prokurorisë për çështjen Tahiri,ish-ministri ende nuk i ka matur forcat. (ed.me/balkanweb.com)

Etiketa: leterporosia saimir tahiri

Share this:

  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)

Related

Tags: balkanweb lajmet e fundit
Previous Post

Ndryshimet për të drejtat e autorit, BE përballet me votimin

Next Post

Nexhipi: Kukësi për titull, do jemi të frikshëm

Next Post
Nexhipi: Kukësi për titull

Nexhipi: Kukësi për titull, do jemi të frikshëm

Popullore

Plugin Install : Popular Post Widget need JNews - View Counter to be installed

© 2019 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result

© 2019 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.