ELBASAN
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla gjatë një takimi me banorët e Rajonit 5 në Elbasan ka komentuar zhvillimet e fundit politike, ku i përfshirë ka qeë edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Duke cituar Kushtetutën, Balla tha se Presidentit nuk i lejohet të jetë anëtar i një partie politike apo të bëjë deklarata të një krahu politik. Balla shtoi më tej gjatë fjalës së tij se Meta e ka shkelur këtë ligj që ditën e dytë pasi u zgjodh President, kur mori pjesë në fushatë elektorale.
Në fund të bashkëbisedimit me banorët Balla shtoi se Meta në vend që të përfaqësoje vlerat e integrimit europian në Shqipëri, është kthyer në një roje.
“Ilir Meta ka kohë që nuk është më President i Shqipërisë. Kushtetuta thotë që Presidenti i Republikës përfaqëson unitetin e popullit. Duke u shprehur kështu ligjvënësi ka parashikuar që në momentin që zgjidhesh president të ndalohet të jesh anëtar i një partitë politike, të marrësh pjesë në aktivitete politike dhe të bësh deklarata të natyrave të një krahu apo një krahu tjetër politik. Ilir Meta nuk e bëri që ditën e dytë pasi u zgjodh President.
U zgjodh më 27 prill dhe mori pjesë në mënyrë të hapur në fushatën elektorale. Rasti që përmend është një rast shumë i qartë i një Presidenti që pasi humbi dashurinë, pasi humbi qetësinë, tani ka humbur edhe mendjen. Ky President sot ndërsa duhet të bëjë gardianin e ligjshmërisë, së Kushtetutës, të promovojë vlerat e konsensusit politik, vlerat e integrimit europian në Shqipëri, sot është kthyer në një roje”, deklaroi Balla.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: ilir meta president Taulant Balla