SHKODËR
Kryedemokrati Lulzim Basha ndodhet sot në Shkodër, ku është takuar me qytetarë dhe personalitete të njohura, mes tyre artisti i njohur Zef Deda, drejtoresha e Teatrit Migjeni Rita Gjeka etj.
Basha shprehu kënaqësinë për vizitën në Shkodër dhe mikpritjen.
“Sa herë që vij këtu më mbushet zemra se nga njëra anë është bujaria dhe nga ana tjetër është mënyra se si qytetarët e Shkodrës kanë ditur ta përdorin këtë bujari, e kanë kthyer Shkodrën në prijëse në çdo fushë”, tha Basha, teksa Gjeka i ka kërkuar që Shkodra të mbahet pak më me hatër pasi është diskriminuar sipas saj nga qeverisja.
Basha tha se asnjë shqiptar nuk ndihet i padiskriminuar dhe se kjo do të marrë fund.
“Edhe Korçën e ka diskriminuar, ia ka dhënë në dorë 2-3 njerëzve. Kudo ku ka vënë dorë ka vënë dorë vetëm për të mbushur xhepat e miqve të tij. ka goditur më ashpër Shkodrën sepse i ka rezistuar dhe i dhemb. Pa diskutimi që diskriminimit do i vijë fund. Por asnjë shqiptar sot nuk ndihet i padiskriminuar nga Edi Rama. Shqipëria është sot çifligu i Edi Ramës dhe 5 oligarkëve. garantët janë bandat dhe institucionet e kapura.
Ne synojmë që institucionet tua kthejmë njerëzve, është fytyra jonjerëzore e politikës që i ka shkatërruar institucionet”, deklaroi Basha.
Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: lulzim basha personalitete Shkoder Zef Deda