E rëndë në Berat/ Shkoi me fëmijë të tjerë për t’u larë në lumin Devoll, mbytet 14-vjeçarja

BERAT

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Berat. Sipas burimeve zyrtare, në fshatin Fermë Partizani, në lumin Devoll, një grup fëmijësh të moshës 14-15 vjeç kanë shkuar për t’u larë në lumë, shtetasja G.K., 14 vjeçe është futur për t’u larë dhe për pasojë është mbytur.Punonjësit e policisë pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorrën trupin e pajetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: LUMI DEVOLL mbytet