E rëndë në Berat/ U fut për t’u larë në lumë me bashkëmoshatarët, mbytet adoleshentja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat, në lumin Devoll. Një grup fëmijësh të moshës 14-15 vjeç po laheshin në lumë, teksa një vajzë u mbyt.

“Në fshatin Fermë Partizani, në lumin Devoll, një grup femijesh të moshës 14-15 vjeç kanë shkuar për t’u larë në lumë, shtetasja G.K është futur për t’u larë dhe për pasojë është mbytur”, njofton Policia.

Punonjësit e policisë pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorën trupin e pajetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel