EMRAT/ Ja kush janë kandidatët për anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD

Partia Demokratike ka publikuar listën e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Kombëtar, të cilët u miratuan në mbledhjen e sotme të kryesisë dhe që do të kalojnë për votim ne  Kuvendin Kombëtar më 17 korrik.

Nga të gjithë emrat, do të zgjidhen 300 anëtarë, nga të cilët jo më pak se 30% femra dhe jo më pak se 15% të rinj deri në 35 vjeç.

Anëtarët aktual të Kryesisë së Partisë që nuk i nënshtrohen procesit të votimit janë: Endri Hasa, Eno Bozdo, Fatbardh Kadilli, Florjon Mima, Izmira Ulqinaku, Jamarbër Malltezi, Clirim Gjata, Ivi Kaso, Ervin Minarolli, Arben Kashahu.

Edhe ish presidentët, ish kryeministrat, ish kryetarët e Kuvendit dhe ish kryetarët e PDSH-së që janë anëtarë të PDSH-së në momentin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar nuk i nënshtrohen votimit. Ata janë: Sali Berisha, Tritan Shehu, Eduard Selami dhe Bujar Nishani.

Të tjerët që nuk i nënshtrohen procesit të votimit janë deputetët në detyrë të mandatuar nga KQZ në vitin 2021, kryetarët e bashkive, kryetarët e Këshillave të Bashkive dhe të Qarkut që i përkasin PD si dhe anëtarët e Kolegjit të Kryetarëve të Partive në Degë.

FOTO GALERI 1/16

Top Channel