I zunë pritë dhe dhunuan me shkop bejsbolli avokatin në Sarandë, lirohet një prej autorëve

Gjykata e Sarandës liron një nga autorët e plagosjes së avokatit Marjel Mejdi. Bëhet fjalë për 58-vjeçarin Aleks Rexha, i cili është paraqitur sot në gjykatë për masën e sigurisë, i akuzuar për “plagosje e rëndë me dashje” në bashkëpunim.

Prokurori i çështjes ka kërkuar masën e sigurisë “Arrest në burg” 45 ditë, deri në administrimin e aktit mjeko-ligjor, ndërsa gjyqtari i çështjes ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, edhe pse akuza ka qenë e rëndë.

Ndërkohë, avokati Marjel Mejdi, ish-Drejtor në Ministrinë e Brendshme në vitet 2005-2013, ndodhet ende në Spitalin e Janinës, në Greqi, ku po kurohet për plagët e rënda që ka marrë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Aleks Rexha avokati dhune dhunohet avokati Marjel Mejdi sarande