Nën hetim për shpërdorim detyre, Gjykata e Tiranës vendos “detyrim paraqitje” për kreun e IMT në Tiranë

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” kreun e IMT Bashkia Tiranë, Mariglen Qaton.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se Qato është nën hetim për akuzën e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim, ndërkohë që Prokuroria kishte kërkuar masë sigurie arrest me burg.

Po kështu gjykata ka vendosur detyrim paraqitje edhe për inspektorët e IMT, Adrian Caushaj dhe Leandro Lamani, me të njëjtën akuzë për shpërdorim detyre në bashkëpunim.

Për arkitektin K.B. është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Qato dhe inspektorët e IMT akuzohen se kanë lejuar ndërtime pa leje.

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: gjykata hetim Mariglen Qato shperdorim detyre