Shkarkimi i prokurorit të Tiranës, ONM kundër KPK: Vendim i pajustifikuar dhe jo proporcional

TIRANË

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit ka dalë kundër Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Genci Qana, gjatë procesit të Vettingut.

Gazetarja Klodiana Lala siguron për “BalkanWeb” qëndrimin e përfaqësuesve të ONM mbi këtë vendim të KPK, ku mes të tjerash vëzhguesit ndërkombëtarë theksojnë se shkarkimi i prokurorit Qane nuk u justifikua.

Sipas tyre, ky largim nuk e rikthen besimin e publikut te drejtësia, pasi nuk është proporcional.

KPK i nxori probleme prokurorit për ndryshimin e mbiemrit nga “Qana” në “Qama”, por sipas ONM, një argument i tillë i KPK nuk mund të pranohet, pasi “Nuk ka asnjë pretendim se vlerësuesi ose anëtarët e familjes e kanë përdorur ndonjëherë atë ndryshim për ndonjë avantazh të padrejtë apo për qëllime korrupsioni”, duke vijuar më tej se “Askush, jo një prokuror me përvojë, po as një vajzë që punon në një furrë buke, nuk duhet të shkarkohet nga detyra bazuar në fakte të tilla jashtëzakonisht të parëndësishme”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: genci qana KPK onm Prokurori i Tiranës VETTINGU