Situata nga mbetjet, PD reagon pas vendimit të qeverisë: Po furnizon mafien me paratë e taksave të shqiptarëve, SPAK të veprojë

Partia Demokratike e ka reaguar pas vendimit të Keshillit të Ministrave për të paguar diferencat e shpenzimeve për pastrimin e qytetit të Durrësit.

Me një deklaratë nga selia blu, Ina zhupa ka akuzuar kryeministrin Rama se ka orkestruar një katastrofë mjedisore për  t’u dhënë përsëri taksat dhe paratë e qytetarëve mafias së incerneratorëve.

Zhupa i bën thirrje SPAK që të veprojë pasi aty është rrezikuar shëndeti i qytetarëve.

Deklaratë e Ina Zhupa

Siç e kishin paralajmëruar përfaqësuesit e Partisë Demokratike në deklaratat e tyre në datën 10 korrik dhe 11 korrik, nga Durrësi dhe nga Kavaja, ajo që ne paralajmëruam që ishte orkestruar një katastrofë mjedisore me plehrat në këto qytete që të hapej përsëri një cikël për t’ia dhënë përsëri taksat dhe paratë e qytetarëve mafias dhe incerneratorëve nga Edi Rama. Ky cikël i cili  kishte nisur duke vetëprodhuar një krizë me mbetjet në këto qytete, ata që ishin përgjegjësit e kësaj krize, ata pastaj prodhuan edhe  këtë zgjidhje të krizës, zgjidhje që ne e kishim paralajmëruar. Këtë cikël Edi Rama e mbylli duke vendosur me vendimin e  sotëm të Këshilliit të Ministrave që të furnizonte përsëri me paratë e taksave të shqiptarëve mafien e incerneratorëve dhe landfillin e Sharrës. Ne kemi disa vite që i denoncojmë këtë aferë korruptive me aferën e Sharrës dhe sot qeveria tregon sesi vihet në shërbim për t’i dhënë më shumë para, më shumë burime mafias së incerneratorëve me këtë krizë mjedisore që krijoi vetë në zonat turistike  të Kavajës dhe Durrësit. Vënia në dispozicion dhe krijimi  i kësaj krize e cila cënonte shëndetin e qytetarëve të Durrësit dhe të Kavajës është një metodë anti-njerëzore që ka përdorur qeveri e Edi Ramës me qëllim pasurimin e klientëve dhe me qëllim vajtjen e parave për këto mafie. Partia Demokratike i drejtohet SPAK-ut që të veprojë menjëherë duke shtuar në dosjet e tij për inceneratorët edhe aferën e radhës që lidhet me menaxhimin e mbetjeve në qytetin e Durresit dhe në qytetin e Kavajës. Ne i bëjmë thirrje SPAK që të veprojë pasi aty janë provat, aty është  katastrofa mjedisore dhe aty është rrezikuar shëndeti i qytetarëve vetëm për të pasuruar klientët e pushtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: INA ZHUPA mbetje PD