U shkarkua nga KPK dy vite më parë, prokurori Hysni Vata mbetet jashtë sistemit të drejtësisë, ja vendimi i KPA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin për shkarkimin e prokurorit Hysni Vata. Prokurori Hysni Vata u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dy vite më parë, por ankimoi vendimin e shkallës së parë të vettingut.

Ndërsa sot trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Hysni Vata, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 195, datë 09.09.2019.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 195, datë 09.09.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Hysni Vata. 2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.07.2021.

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Hysni Vata kpa KPK prokurori