Lushnja me kryebashkiake të re/ Votohet me shumicë votash Eriselda Sefa, zëvendëson Fatos Tushen

Këshilli Bashkiak i Lushnjës nuk ka humbur kohë për të zëvendësuar ish kryetarin e shkarkuar Fatos Tushe, pas arrestimit nga SPAK disa ditë më parë, për korrupsion në një prokurim publik.

Sipas ligjit për pushtetin vendor zëvendësimi kryetarit bëhet me një prej nënkryetarëve të bashkisë. Në fillim të mbledhjes njëri prej dy nënkryetarëve zoti Gentian Nushi deklaroi dorëheqjen pasi ai është kryetar i PS Lushnjë e si pasoj refuzoj të futej në garë.

Erisleda Sefa mbeti e vetme në garë dhe u votua nga 29 prej 34 anëtarëve të këshillit bashkiak. Zonja Sefa falënderoj anëtaret e këshillit për përkrahjen dhe u zotua se do te përmbush sipas ligjit këtë detyre te vështirë qe iu ngarkua.

Në mandatin e parë të Fatos Tushes si krye-bashkiak, Eriselda Sefa ka punuar si shefe kabineti në këtë bashki. Nga viti 2015 është anëtare e asamblesë kombëtare te partisë socialiste.

Prej korriku i vitin 2019 e deri sot ka mbajtur postin e nën kryetares së bashkisë. Pas Durrësit, Vorës, Dibrës, Rrogozhinës, Lushnja është bashkia e radhës që do të drejtohet me nënkryetar.

Top Channel