Mbyllen hetimet për Artan Shkëmbin, ish-zv drejtori i OFl shkon në akuzë për zbulim të akteve sekrete

Prokuroria ka mbyllur hetimet për Artan Shkëmbin ish-zv drejtorin e OFL.

Ai u dorëzua në gjykatë nën akuzën për zbulim të akteve sekrete.

Gjykata ndërkohë ka vendosur që ish shefi i OFL të vazhdojë i pezulluar nga detyra.

Kujtojmë se ishin autoritetet gjermane që informuan SPAK se një oficer i lartë i policisë shqiptare kishte nxjerrë sekretin.

Për këtë arsye SPAK i kërkoi gjykatës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pezullimin e zëvendës drejtorit të operacionit forca e ligjit, Artan Shkëmbi.

Top Channel ka mësuar se policia gjermane kishte nisur një hetim pasuror për një shtetas shqiptar të përfshirë në aktivitete të paligjshme në gjermani. Mësohet se autoritetet gjermanë kanë mësuar dhe kanë ngritur dyshime ndaj numrit dy të OFL në Shqipëri se ai kishte informuar subjektin nën hetim nga Gjermania.

Top Channel