Përmbytjet në Gjermani, merr fund ankthi për babain shqiptar, gjen shëndoshë e mirë dy vajzat e humbura prej së mërkurës

Lajme të mira vijnë nga familja Hyseni në Gjermani. Mësohet se babai shqiptar, Shefik Hyseni, 46 vjeç, arriti të gjente dy vajzat e tij, të cilat kishin humbur kontaktet pas përmbytjeve në Gjermani.

Ai arriti që të shtrëngojë në krahë vajzat e tij, Lauretën dhe Altunën, të cilat i kishte shpëtuar një helikopter. Shqiptari për orë të tëra nuk e dinte asgjë mbi fatin e dy vajzave të tij, ndërsa më herët lëshoi thirrjen për ndihmë në media. Ai tha për BILD se; “Të mërkurën në mbrëmje vajzat e mia më telefonuan dhe më thanë se uji kishte hyrë tashmë në katin e parë!”, -tha 46-vjeçari që vrapoi menjëherë në shtëpi.

Por kur ai arriti nuk kalonte dot më – uji ishte kudo! “Hera e fundit që fola me to ishte rreth orës 21:00. Pastaj lidhja u ndërpre”. Pasi u takua me dy vajzat e tij, babai tha se të gjithë kishin qarë kur ishin përqafuar. “Ne vetëm kemi qarë në krahët e njeri-tjetrit. Tani duhet vetëm të shohim se çfarë ka mbetur nga shtëpia jonë.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: babai shqiptar Përmbytjet në Gjermani