Një zjarr i papritur ka shpërthyer në mjediset e jashtme të një magazine në fshatin Gjashtë, në qytetin e Sarandës.
Sipas burimeve për ‘BalkanWeb’, ndërhyrja në kohë e sherbimit zjarrfikës të Sarandës bëri të mundur shuarjen e zjarrit duke ndërprerë kështu përparimin e tij dhe shpëtuar pa dëme magazinën në pronësi të Kasëm Bali.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkakun e zjarrit.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: MAGAZINE sarande zjarr