Vrasja e babë e bir në Elbasan, Gjykata e Posaçme çon në gjyq Ardian Çapjan dhe bashkëpunëtorët e tij

Gjykata e Posaçme ka kaluar në gjykimdosjen ndaj Ardian Çapjes, Klajdi Dokolit, Etjen Canit dhe Jorgo Lekut për akuzën e vrasjes së dyfishtë në Elbasan në vitin 2012 Gentian e Nezir Beqiri.

Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetarja Klodiana Lala.

Gjithashtu, gjykata ndau dosjen për dy të pandehurit e tjerë, Florenc Capja dhe Ervis Bardhi për shkak se janë në mungesë. Kujtojmë se ata janë arrestuar, njëri në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tjetri në Greqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Ardian Çapja Gentian e Nezir Beqiri