Zjarri në magazinën në Lundër, reagon KQZ: Në magazinë nuk ishin materialet e 25 prillit, por…

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve reagon pas zjarrit që përfshiu mbrëmjen e sotme një magazinë shtetërore në Lundër, ku ruheshin materiale zgjedhore.

KQZ informon se në ambientet ku ka ndodhur incidenti ka pasur materiale të vjetra të KQZ, të cilat janë nxjerrë jashtë përdorimit nga ana e institucionit.

Reagim i KQZ:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se mbrëmjen e sotme një nga ambientet e institucionit në Lundër është përfshirë nga zjarri për arsye që ende nuk dihen. Në ambientet të cilat ka ndodhur incidenti ka patur materiale të vjetra të KQZ-së, të cilat janë nxjerrë jashtë përdorimit nga ana e institucionit.

Materialet, dokumentacioni zgjedhor dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me zgjedhjet e 25 prillit janë të ruajtura në një ambient tjetër që nuk ka lidhje me ambientin ku ka rënë zjarri.

KQZ ka lajmëruar menjëherë instancat përkatëse për të marrë masat e duhura për neutralizimin e zjarrit dhe për gjetjen e shkaqeve të këtij incidenti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: KQZ lunder magazina shteterore materiale zgjedhore zjarr