Karaburuni dhe Radhima nën “pushtetin” e flakëve, terren i vështirë për të shuar zjarret (Pamjet)

Prej dy ditësh, gadishulli i Karaburunit është përfshirë nga flakët që kanë prekur zonën mbi kishën e Marmiroit në Orikum dhe në gjithë zonën me shkurre.

Ndërsa ditën e sotme është aktivizuar një vatër zjarri edhe në Radhimë, ku rrezikohen banesat dhe hotelet. Shërbimi zjarrfikës me tre autobote dhe 15 punonjës po luftojnë me flakët.

Në pamjet e siguruara nga Top Channel, duket se si  punonjësit e zonave të mbrojtura janë duke u përpjekur ta vënë nën kontroll avancimin e flakëve por për shkak të terrenit kjo është e pamundur sepse ata kanë vetëm mjete rrethanore.

Duket se situata vijon të jetë kritike, ndërsa raportohet se flakët po favorizohen edhe si pasojë e temperaturave të larta dhe erës.

FOTO GALERI 1/7

Top Channel