Sherri banal mes kushërinjve përfundon në përleshje me sopata

Dy shtetas janë konfliktuar në fshatin Dushk të Belshit, duke goditur me sopatë njëri-tjetrin.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.07.2021, rreth orës 08:35, në fshatin Dushk, Belsh, shtetasit B.M., 60 vjeç, dhe Sh.M., 66 vjeç, ( kushërinj) për motive të dobëta kanë goditur njeri-tjetrin me sopatē dhe pēr pasojë të dy shtetasin janë plagosur dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanve të ngjarjes.

Top Channel