Asfiksohen 10 banorë në Gjirokastër, situata nga zjarri jashtë kontrollit, shihni momentin kur ushtria evakuon banorët mes tymit

GJIROKASTËR

Është përkeqësuar situata nga riaktivizimi i vatrave të zjarrit në Gjirokastër, ku gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se janë asfiksuar 10 banorë.

Gazetarja Brikena Metaj sjell pamje të reja në redaksinë e “BalkanWeb”, ku shihet se tymi dhe flakët kanë “pushtuar” disa fshatra të qytetit të gurtë.

Ndërkohë, siç raporton gazetarja Metaj, ka nisur evakuimi i banorëve në dy fshatrat Arshi Lëngo dhe Asim Zeneli, pasi situata është më e rënduar. Në video shihen Forcat e Armatosura, që marrin banorët mes tymit, i cili është futur në fshatra.

Siç raporton gazetarja Metaj, aktualisht situata nga zjarri është jashtë kontrollit, ndërsa pritet ndërhyrja nga ajri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: evakuime gjirokaster zjarr