Evakuimi i banorëve në Lunxhëri, Ministri thirrje: Dilni sa më shpejt nga shtëpitë

Ministri i Mbrojtjes, i cili ndodhet në Lunxhëri ditën e sotme u ka bërë thirrje të gjithë banorëve të fshatrave Krine, Asim Zenel dhe Arshi Lengo në atë zonë që të bashkëpunojnë me forcat e ushtrisë dhe të dalin nga banesat e tyre për të shmangur vdekje të tjera.

“Është një situatë e vështirë me vatra zjarri të lokalizuara në vende të ndryshme, nuk është kollaj, kemi një humbje jete, evakuim në këto tre fshatra, në këto momente jemi në krye të punës, u bëj thirrje të mos rezistojnë e të dalin sa më shpejt nga fshati, do të bëjmë më të mirën me të gjitha forcat. Në Pashaliman dhe Llogora kemi vendosur në kontroll situatën, do bëjmë më të mirën , bëj thirrje të bashkëpunoni me policinë për të dalë nga banesat tuaja”, tha ministri.

Top Channel