FOTOT / I nxehti afrikan, mjetet e Bashkisë së Tiranës lajnë rrugët me ujë. Masa shtesë për plehrat

Nisur nga temperaturat tepër të larta në vendin tonë, nga i nxehti afrikan që ka përfshirë të gjithë Europën, Bashkia e Tiranës ka marrë masa për larjen e rrugëve në kryeqytet me ujë.

Siç mund të shihni edhe nga këto foto, mjete të shumta të bashkisë kanë dalë në terren, në orët kur edhe temperaturat janë më të larta, për të bërë freskimin e tyre.

Ndërkaq, përveç shesheve, rrugëve dhe hapësirave publike në qendër, puna vijon edhe nëpër lagjet e qytetit ku, bazuar mbi një grafik pune të mirëpërcaktuar, punonjësit vijojnë larjen e rrugëve dhe pastrimin e koshave të plehrave në qytet.

FOTO GALERI 1/5

Top Channel