“Lajm i mirë”, gazetari jep detaje për zjarrin në Dukat: Pjesërisht është shuar, nuk preken banesat, por rrezikohet Llogaraja

VLORA

Gazetari Enrik Mehmeti në një lidhje live për News24 nga Dukati i Vlorës thotë se pjesërisht është shuar zjarri afër këtij fshati.

Siç siguroi dhe ministry Peleshi, tashmë nuk ka më rrezik për banesat e Dukatit. Nga ana tjetër problem kryesor mbetet rreziku për Parkun e Llogarasë që nëse preket nga flakët do të ketë dëme shumë të mëdha.

Më parë ishin 500 forca të FA që ishin angazhuar, por një pjesë e tyre janë larguar për në Gjirokastër ku dhe aty ka probleme serioze me zjarret.(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: banesa dukat gazetari Llogara parku Vlore zjarri