Shënohet viktima e parë nga zjarret në Shqipëri, humb jetën 64-vjeçari në Gjirokastër, bashkëshortja rëndë

GJIROKASTËR

Është shënuar këtë pasdite viktima e parë nga zjarret në Shqipëri.

Raportohet se ka humbur jetën një 64-vjeçar në fshatin “Asim Zeneli”, ku situata nga zjarri ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa ka nisur dhe evakuimi i banorëve.

Lajmi i rëndë është konfirmuar për “News24” dhe “BalkanWeb” nga burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes. Gjithashtu, të njëjtat burime raportojnë se edhe gruaja e të ndjerit ka pësuar djegie në trup dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, është nisur nga Vlora drejt fshatit të Gjirokastrës, ku situata është tejet e rënduar dhe flakët e tymi janë futur në banesa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Asfiksohen 10 banorë në Gjirokastër, situata nga zjarri jashtë kontrollit, shihni momentin kur ushtria evakuon banorët mes tymit Video/ Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Gjirokastër, tymi “pushton” qytetin e gurtë, rrezikohen banesat e disa fshatrave Etiketa: gjirokaster viktime zjarr