Video/ Shtëllunga tymi e flakë prej 30 minutash, pamje të reja nga zjarri në pikën e skrapit në Babrru

“BalkanWeb” sjell pamje të reja nga zjarri, që ka përfshirë pak më parë një pikë skrapi në Babrru të Tiranës.

Siç shihet në video, shtëllungat e tymit dhe flakët kanë “pushtuar” pikën e skrapit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Zjarri vijon prej 30 minutash, ndërsa në vendngjarja ka mbërritur zjarrfikësja dhe po punon për shuarjen e flakëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në rrugën “Dine Hoxha” ka rënë zjarr në pikën e skrapit në pronësi të shtetasit F. L, ku ka vetëm dëme materiale.

Forcat zjarrëfikse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për normalizimin e flakëve dhe fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb VIDEO/ Tym e flakë, përfshihet nga zjarri një pikë skrapi në Babrru Etiketa: babrru pike skrapi zjarr