Zjarret/ Rinis ndërhyrja nga ajri në Karaburun, Peleshi: Neutralizohen flakët në Delisuf, eliminohet rreziku i banesave në Dukat

Ka rinisur ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Karaburun të Vlorës.

Këtë mesditë drejt Karaburunit kanë shkuar dy helikopterë, që po punojnë për neutralizimin e situatës, e cila vijon prej ditësh e rënduar, duke shkrumbuar sipërfaqe të tëra toke.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, shkruan në “Facebook” se trupat kanë ndërhyrë edhe në fshatin Dukat të Vlorës, duke reduktuar zjarrin.

“Neutralizohet plotësisht zjarri në Delisuf, ndërkohe që nderhyrja e trupave mbi fshatin Dukat ka mundësuar reduktimin e zjarrit dhe eleminimin e rrezikut të banesave”, shkruan ministri Peleshi.Kujtojmë se Karaburuni dhe Dukati janë dy zonat më të rrezikuara nga zjarri, që ka përfshirë vendin këto ditë të nxehta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: dukat Karaburun niko peleshi zjarr