Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Kapshticë, në fshatin Cangoj.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se si pasojë e përplasjes së një motoçiklete nga një makinë, ka humbur jetën një person.
Mësohet se viktima është drejtuesi i motoçikletës, i cili ende nuk është identifikuar.
“Më datë 24.08.2021, rreth orës 18:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, shtetasi A. K., 30 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar drejtuesin e një motoçiklete (ende i paidentifikuar) i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Me drejtuesin e mjetit, shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”, njofton policia.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.
Top Channel