Aksident në Korçë, makina përplaset me motorin, ndërron jetë një person

KORÇË

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar në aksin nacional Korçë-Kapshticë.

Gazetarja Lorena Kodra, raporton për “Balkanweb” se një makinë, me drejtues 30-vjeçarin Adi Koçileri, është përplasur me një motoçikletë, e si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i këtij të fundit.

Viktima e aksidentit në fjalë është ende i pa identifikuar.

 

 

Njoftimi i Policisë: 

Devoll/Informacion paraprak

 

Më datë 24.08.2021, rreth orës 18:30, jemi njoftuar se në aksin rrugor Bilisht-Korçë, në afërsi të fshatit Cangonj, shtetasi A. K., 30 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar drejtuesin e një motoçiklete (ende i paidentifikuar) i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

 

Me drejtuesin e mjetit, shtetasin A. K., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

 

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Aksidenti korce NJE PERSON I VDEKUR