Një pushues nga Ukraina është mbytur në bregdetin shqiptar.
Policia njofton se është mbytur duke u larë në det turisti A. R., rreth 66 vjeç.
Kavajë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në plazhin e Golemit, në breg të detit është gjetur pa shenja jete shtetasi Ukrainas A. R., rreth 66 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur duke u larë në det.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: mbytet pushuesi plazhi i golemit ukrainas