Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka përshëndetur qëndrimin e Sekretares së Energjisë, Jennifer Granholm në lidhje me qëndrimin e SHBA-ve për konfliktin në Krime.
Përmes një postimi në Twitter Kim kujtoi deklaratën e Granholm, duke nënvizuar faktin se sanksionet ndaj Rusisë do të vazhdojnë deri sa të përfundojë okupimi i Krimesë.
“Siç tha edhe Sekretarja e Energjisë Jennifer Granholm në Forumin e Krimesë; “Ne do të vazhdojmë përpjekjet tona diplomatike me aleatët dhe partnerët për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainën lindore. Ne do t’i mbajmë sanksionet ndaj Rusisë derisa ajo të përfundojë okupimin e Krimesë dhe agresionin e saj në Ukrainë.”, shkruan Kim, ndërsa ka shpërndarë edhe një reagim të ministres për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ishte dje në samitin e Platformës së Krimesë në Kiev.
As @JenGranholm said at the Crimea Forum, “We will continue our diplomatic efforts with allies & partners to end the conflict in eastern Ukraine. We will keep sanctions on Russia in place until ends its occupation of Crimea & its aggression in eastern .” @USEmbassyKyiv https://t.co/1y1DmcdUAV
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) August 24, 2021
Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: ambasadorja amerikane yuri kim