Ka dështuar seanca në Gjykatën e Apelit të Posaçëm për ndryshimin e masës së sigurisë të Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt.
Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila raporton se shkak për dështimin e seancës në GJKKO është bërë braktisja e seancës nga avokatët mbrojtës të Çekajt. Ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm as në këtë seancë gjyqësore, për shkak të problemeve shëndetësore.
Më herët, avokatët e tij kërkuan përjashtimin e kryesuesit të seancës, Dhimitër Lara, me argumentin se i njëjti gjyqtar ka gjykuar dhe dhënë vendim në Apel për Arbër Çekajn. Edhe pse u paraqit kjo kërkesë, Lara vendosi të vijojë shqyrtimin.
Selim dhe Arbër Çekaj akuzohen për trafik ndërkombëtar kokaine.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: avokatet seanca gjyqesore selim cekaj