Autoriteti Portual i Durrësit njoftoi më herët gjatë ditës së sotme se lundrimi drejt Barit, i tragetit “AF Francesca”, nuk do të bëhet në orarin e përcaktuar.
Ndërkaq, kompania i jep fund ankthit të qindra pasagjerëve të linjës Durrës-Ankona. Për pasagjerët që udhëtojnë pa makina, në Bari do t’u vihen në dispozicion autobusa për transportin e tyre drejt Ankonës, ku edhe kishin destinacionin e tyre.
Kështu, trageti i linjës së Barit do të transportojë drejt Ankonës pasagjerët e dy linjave. Ky traget duhej të nisej në orën 17.00, po pritet të niset në orën 23.00 për të pritur dhe pasagjerët e Barit.
Në një njoftim të dhënë më herët për udhëtarët e linjës Durrës-Bari u bë me dije se për shkak të një avarie në traget nuk është bërë nisja nga porti i Barit sipas orarit të parashikuar, për rrjedhorë as nisja e parashikuar nga Porti i Durrësit nuk është bërë sot në orarin e paracaktuar.
Top Channel