Konflikt me sende të forta mes disa personave në Tiranë, një i lënduar. Njëri prej tyre qëllon me armë në ajër

Një konflikt mes disa personave është regjistruar sot në Tiranë, ku një prej tyre është dëmtuar me sende të forta.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Memo Meto”. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se një person, i përfshirë edhe ky në konflikt dyshohet se ka qëlluar në ajër me arme zjarri dhe është larguar.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar nga arma e zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Konflikt me sende