PD mbledh të hënën Këshillin Kombëtar, zbardhen katër pikat që janë pjesë e rendit të ditës

Ditën e hënë do të mblidhet Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike.

Përmes një njoftimi për mediat, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi bën me dije se Këshilli do të nisë punimet në orën 18:00, ndërsa është përcaktuar edhe axhenda e diskutimit.

NJOFTIMI I BARDHIT Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar, Ditën e hënë, datë 30 Gusht 2021, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDSH, me këtë rend dite: 1. Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar. 2. Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë. 3. Njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD. 4. Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar. Mbledhja do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve, Kati i II, Selia e PD. Duke ju uruar punë të mbarë, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: PD