Një plagosje ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në fillim të Rrugës së Barrikadave, ku i plagosur me thikë ka mbetur shtetasi Gerian Nano, 34 vjeç.
Mësohet se i riu është jashtë rrezikut për jetën.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë si dhe identiteti i autorit. Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave.
NJOFTIMI I POLICISE Më datë 25.08.2021, rreth orës 14:40, në Rrugën e Barrikadave, në rrethana ende të paqarta është dëmtuar me mjet prerës (thikë) shtetasi G. M. 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe si dhe identifikimin e kapjen e autorit.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: plagosje Tirane