VIDEO/ Kush është autori i vrasjes së Xhuljan Bullarit në Vlorë, i konsideruar si hajduti ‘serial’ në Tiranë. Ja ku e kishte fshehur armën e krimit

39-vjeçari Bledar Selmanaj është autori i vrasjes së Xhuljan Bullarit në Babicë të Vlorës. Selmanaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.

Vite më parë ai ka qenë i akuzuar për disa vjedhje argjendarish e banesash në Tiranë.

Duke kryer disa vjedhje seri ai është etiketuar edhe si hajduti ‘serial’ në kryeqytet. Policia thotë se Bullari dhe Selmanaj njiheshin me njëri-tjetrin dhe se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta.

Selmanaj më pas ka groposur armën e vrasjes teksa kishte fshehur dhe veshjet që përdori ditën e atentatit.(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: autor bledar selmanaj vrasje Xhuljan Bullari