Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka iu është bashkuar mesazheve me rastin e ditës së lindjes së shenjtores Nënë Tereza.
Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ Xhaçka thekson se Nënë Tereza ia dedikoi jetën e saj kujdesit për njerëzit.
MESAZHI I XHACKES 111 vite më parë, një grua e veçantë lindi, një grua e cila vendosi t’ia dedikoje jetën e saj kujdesit për njerëzit. Sot, kur Shqipëria po përgatitet të mirëpresë mijëra njerëz të cilët po arratisen pasi jeta e tyre po kërcënohet, ne jemi krenarë që solidariteti dhe bamirësia për të cilën ajo predikoi dhe praktikoi gjatë gjithëjetës, është e pranishme mes shqiptarëve . Gëzuar ditëlindjen Nënë Tereza!
Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhacka