Policia e Sarandës nuk e ka kursyer një të ri 21-vjeçar, duke e arrestuar për veprën penale “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Shkak është bërë një dorezë metalike, e cila u gjet në çantën e tij.
Ngjarja ka ndodhur 4 ditë më parë në Sarandë, ndërkohë që është shprehur edhe Gjykata duke vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji” për të.
Konkretisht në 22 gusht rreth orës 01:40, në vendin e thirrur “Ura e Çukes” shërbimet e Policisë Gjyqësore kane ndaluar automjetin tip ‘Toyota’ me targa AA 019 XZ, i cili drejtohej nga shtetasi M.Naço. Gjatë kontrollit të ushtruar këtij te fundit, i është gjetur në çantën e brezit një send metalik (përforcues grushti) me ngjyrë të verdhe, më shkëlqim.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: policia e Sarandës