Atentati në Elbasan, ja kush është viktima e dytë që u ekzekutua pranë Ardian Çollakut (Emri)

Lulzim Bitri, 35-vjeçari është viktima e dytë e atentatit në Elbasan, ku u qëllua me armë edhe Ardian Çollaku, 50 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit të Elbasanit, pranë një karburanti në aksin Elbasan -Metalurgji. 50-vjeçari, baba i dy fëmijëve dhe Bitri janë ekzekutuar sapo ka ndaluar pranë një karburanti. Autorët e dyshuar janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Disa minuta pas krimit, është gjetur një makinë e djegur pranë fshatit Balldren që dyshohet se i përket autorëve.

Emri i Ardian Çollakut  nuk është i panjohur për drejtësinë sepse rezulton si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Ai ka qenë i dënuar për trafik ndërkombëtare të lëndëve narkotike dhe është ekstraduar nga Italia.

Ndërkohë, nuk ka ende asnjë informacion për autorët, por policia thotë se është vënë në ndjekje të tyre.

Forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të krimit.

“Në Bradashesh, afër rrethrrotullimit të luleve dyshohet se nga një automjet në lëvizje eshte qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave këmbësore. Si pasojë njëri prej tyre shtetasi Lulzim Bitri rreth 35 vjec nga Katundi i Ri Elbasan ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndersa personi tjetër Ardian Çollaku, ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Policia ka mbritur në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli. Në ndihmë të policisë vendore janë nisur Fnsh e Renea dhe një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në PSh.  Te metalurgjiku po digjet një automjet tip “Volo”, dyshohet i autorëve. Është rrethuar zona po vijon krehja për kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për fiksimin e cdo prove ligjore që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

Top Channel