Shkodër/ Arrestohen 2 persona të shpallur në kërkim, njëri u kap në pikën kufitare të Hanit të Hotit. Ja për çfarë akuzohen

Dy persona janë arrestuar nga policia në Shkodër pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Njëri prej tyre, 23 vjeç, i identifikuar me inicialet R.L., banues në lagjen Skendërbeg, Shkodër, u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 15.04.2021, i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.

Ndërsa nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit, falë kontrolleve të shtuara, është kapur dhe ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim Marjan Marku 36 vjeç, banues në fshatin Shllak, Shkodër, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel