Tronditet Elbasani/ Atentat në hyrje të qytetit dy personave, autorët qëlluan nga makina, dyshohet për larje hesapesh (Emrat)

ELBASAN

Dy persona kanë qenë shënjestër e një atentati me armë zjarri mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:20 në Elbasan. Njëri prej tyre mbeti i vrarë në vend, teksa tjetri u dërgua në spitalin e Elbasanit fillimisht dhe më pas tek Trauma në gjendje kome.

Burime nga policia thanë për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i luleve”, në hyrje të qytetit të Elbasanit, ku ka mbetur i vrarë Lulzim Bitri dhe është plagosur rëndë 50-vjeçari Ardian Çollaku. Dyshohet se vrasja ka ndodhur për larje hesapesh.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit të dyfishtë. E gjithë zona është rrethuar dhe janë vendosur postblloqe në pikat kryesore.

BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Krimi i dyfishtë në Elbasan/ Të paktën 15 plumba drejt dy shënjestrave, lëviznin me makina të blinduara, por autorët shfrytëzuan momentin kur… Vazhdon saga e vrasjeve në Elbasan/ Çollaku e Bitri pjesë e dy grupeve kriminale, ja lidhja me Alibejt dhe Talo Çelën “Larje hesapesh për trafik droge”/ Gazetarja zbulon motivet e vrasjes në Elbasan: Bëhet fjalë për 2 grupe kriminale, në Britani ka humbur një sasi prej 60 kg kokainë… Njëri i dënuar në Itali me 23 vite burg, vitin e kaluar OFL i dërgoi ultimatum, tjetri i arrestuar për vrasje në Maqedoni, kush janë dy viktimat në Elbasan Etiketa: Elbasan vrasje