U kap duke transportuar dy sirianë kundrejt pagesës, pranga të riut. Në kërkim organizatori i rrjetit kriminal

Një 26-vjeçar u kap në flagrancë duke transportuar 2 shtetas sirianë, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se në kërkim policor 29-vjeçari, i cili dyshohet se është organizator i kësaj veprimtarie kriminale. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat”, arrestuan në flagrancë shtetasin me inicialetK. G., banues në Kukës.

Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Vangjel Noti” Laprakë, duke transportuar dy shtetas sirianë të cilët kishin hyrë në mënyrë të rregullt nga aeroporti i Rinasit dhe po tentonin të largoheshin në mënyrë të paligjshme nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. S, 29 vjeç,i cili dyshohet se është organizator i kësaj veprimtarie kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: arrestim klandestine pranga siriane Tirane