Vrasja në Elbasan, gjendet një automjet i djegur disa kilometra larg nga vendi i ngjarjes

ELBASAN

Pak minuta pas vrasjes së dyfishtë që tronditi Elbasanin mbrëmjen e sotme, një automjet është djegur disa kilometra larg vendit të ngjarjes. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se makina tip “Volvo” është gjetur në flakë pranë Metalurgjikut dhe dyshohet t’i jetë vënë zjarri nga autorët e krimit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, por nuk ka ende informacion zyrtar, teksa rënia e disa rrjeteve sociale, përfshirë Whatsapp ka vështirësuar më tepër raportimin.

Dy persona u qëlluan me armë zjarri, teksa po lëviznin më këmbë pranë një karburanti tek “Rrethrrotullimi i luleve”. Lulzim Bitri mbeti i vrarë në vend, ndërsa Ardian Çollaku Subashi u plagos rëndë dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje kome. Policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur mbledhjen e provave.

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Elbasan vrasja