ELBASAN
Të tjera detaje bëhen të ditura për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku mbeti i vrarë Lulzim Bitri dhe u plagos Ardian Çollaku Subashi.
Burime nga policia bënë me dije për “BalkanWeb” se Bitri dhe Çollaku po lëviznin më këmbë në zonën e “Rrethrrotullimit të luleve”, në hyrje të qytetit, kur janë qëlluar me armë nga një makinë në lëvizje.
Ndërkohë mësohet se policia i është vënë pas një makine të dyshuar si të autorëve në afërsi të Metalurgjikut.
Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Elbasan vrasja