Zbardhet rregullorja/ “Vetëm 5 minuta mund të filmojnë”, ja si do të funksionojnë komisionet parlamentare për mediat

Zbardhen detaje nga rregullorja për mënyrën se si do të funksionojnë komisionet parlamentare.

Gazetari Osman Stafa ka siguruar për ‘BalkanWeb’ rregulloren, ku përcaktohet edhe mënyrën e sjelljes me median, duke marrë shkas nga rregullat e reja për shkak të protokollit anticovid.

“-Kryetari njofton të pranishmit që në sallën e Komisionit përveç mikrofonave folës të çdo deputeti, ekzistojnë edhe mikrofonet ambientale, të cilat regjistrojnë çdo bisedë tjetër dhe gjithçka është e dëgjueshme në sallën e gazetarëve të katit të parë.

-Kryetari i Komisionit me verifikim të kuorumit të mbledhjes i komunikon specialistit të medias, i cili është prezent në sallë, që të thërrasë median dhe të njoftojë të pranishmit se gazetari kameraman ka të drejtë të fillojë pamjet vetëm 5 minuta.

-Përfaqësuesit e tjerë të medias, (gazetarët) mund të qëndrojnë fizikisht gjatë zhvillimit të mbledhjes së komisionit në vendin e caktuar për ta, në të gjithë kohën e zhvillimit të mbledhjes dhe nuk kanë të drejtë që të lëvizin në sallën e Komisionit.”, thuhet në rregulloren e komisioneve parlamentare.

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: komisioni