Një tjetër shtetas i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga efektivët e “Shqiponja”.
Burime policore bëjnë me dije se është arrestuar pasdite e djeshme në Shkodër shtetasi Nikolin Shkambi, 31 vjeç, i cili njihet edhe me emrin “Fredi”.
Sipas burimeve nga dëshmitarë okularë që raportuan për ngjarjen, 31-vjeçari është arrestuar në lagjen “3 Heronjtë” të qytetit të Shkodrës. Rezulton se ai është dënuar me 5 vite burgim nga gjykata e Shkodrës për vjedhje në bashkëpunim.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: arrestim Nikolin Shkambi Shkoder