TIRANË
Policia e Tiranës ka vendosur në pranga 4 persona, të akuzuar për vepra të ndryshme penale.
Burime zyrtare bëjnë me dije, se është arrestuar 30-vjeçari I. D., i cili pas një konflikti të çastit ka thyer xhamat e lokalit dhe ka dëmtuar mjetin e shtetasit G. D.
Gjithashtu, ndër të arrestuarit është dhe 28-vjeçarit M. Ç., pasi u kap duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. D, 30 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Basha“, në fashtin Bushqesh, pasi pas një konflikti për motive të dobëta, i ka thyer xhamat e lokalit si dhe i ka dëmtuar mjetin shtetasit G. D.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P, 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe një dorezë metalike.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Sh. E, 28 vjeç, pasi në fshatin Breg, Vorë, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin B.R.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Ç, 28 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme hetimore.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 30-vjecari sherri Tirane