Manastirliu: Mbi 500 mijë doza Pfizer brenda dhjetorit

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është shprehur në mbledhjen e Komisioni Parlamentar të Shëndetësisë se brenda dhjetorit do të vijnë mbi 500 mijë vaksina Pfizer.

Sipas ministres janë 44% të vaksinuar me dy doza në vendin tonë.

“400 mijë vaksina do vijnë nga Covax, mbi 500 mijë vaksina nga Pfizer. Vitin e ardhshëm priten marrëveshje të reja . Kanë mbërritur mbi 2 mln doza vaksinash deri tani. Ka një qëndrueshmëri sa i përket absorbimit të vaksinës”, tha  ministrja.

Lajmi në përditësim…

Top Channel