Paralajmërimi i Ramës për çmimin e energjisë, PD nis aksionin/ Basha porosi deputetëve: Kontakt direkt me qytetaret për të nxitur format e rezistencës

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur sot grupin parlamentar, ku në foks të diskutimit ka qenë paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Gazetari Osman Stafa ka siguruar për ‘BalkanWeb’, duke iu referuar burimeve, detaje nga mbledhja në selinë blu, e cila nisi në orën 13:00.

Duke iu referuar burimeve, mësohet se Basha iu ka thënë deputetëve se është i rëndësishëm kontakti direkt me qytetaret për të nxitur, inkurajuar, organizuar të gjitha format e rezistencës ndaj skemave të kryeministrit Rama, sipas tij bëhet për të boshatisur xhepave e qytetarëve.

Kujtojmë se dje kryeministri paralajmëroi se një krizë energjetike po i afrohet Shqipërisë, pas rritjes së çmimit të karburantit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: basha grupi i pd