Përplasen dy makina në hyrje të Mirditës, dy persona nisen me urgjencë drejt ‘Traumës’

Një aksident ka ndodhur këtë paradite në hyrje të Mirditës.

Gazetari Elindon Ndreka raporton për “BalkanWeb” se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, duke plagosur dy persona. Mësohet se të plagosurit po transportohen te Spitali i Traumës.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Mirditë/Informacion paraprak

Në afërsi të një karburanti, në Mirditë, automjeti me drejtues shtetasin F.M., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P.Gj., ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë shtetasit P.P., dhe L.P., të cilët ishin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin P.Gj.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit”Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: aksident mirdite